Diskutimet e mëhershme në mes të Teuta Rugovës dhe PAN’it kanë treguar se ajo me shumë gjasë do t’i votojë Veselin e Haradinajn.
Por, kur këto dy palë po mungojnë në seancën konstituive, bëhet e qartë se ata po vazhdojnë negociatat edhe në këto momente, shkruan gazetametro.net.
Bile, mësohet se kafeneja ‘Gagi restaurant’ e cila ndodhet në afërsi të Qeverisë së Kosovës, është vendi ku janë takuar Teuta Rugova dhe përfaqësues të PAN’it.
Ndryshe, PAN ka të sigurta 59 vota ndërkohë që po kërkon edhe 2 të tjera, e që me gjasë njëra do të jetë Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova./gazetametro.net