Loading…

Këtu ndodhi sulmi ndaj Arbana Xharrës (Foto/Video)

  • 13/05/2017 | 14:54

Këtu ndodhi sulmi ndaj Arbana Xharrës (Foto/Video)

Arbana Xharra e anëtarësuar këto ditë në PDK, u sulmua mbrëmë pas mesnate në afërsi të banesës së saj në Prishtinë.


Xharra u rrah brutalisht nga persona të panjohur, derisa po dilte nga vetura e saj, të cilën po e linte në parkingun poshtë basnesës së saj në lagjen ‘Muharrem Fejza’.

Ajo me plagë të rënda në trup dhe fytyrë u detyrua të marrë trajtim në QKUK, nga ku më pas u lirua për në shtëpi, shkruan gazetametro.net.

Sulmi ndaj saj u krye kur po kthehej në shtëpi tek fëmijët e saj pas një interviste në Tiranë, në televizionin Vision Plus.

Kalimi i Xharrës në PDK u prit me kritika të ashpra dhe fyerje e kërcënime nga opinioni publik, të cilat u shfaqën kryesisht në rrjtet sociale.

Para se të kalonte në PDK, Xharra si gazetare në shkrimet e saj kishte mbajtur qëndrim tejet të ashpër ndaj komandantëve të luftës dhe lidershipit të PDK’së, duke e bërë përgjegjës edhe për gjendjen e rëndë si ekonomike ashtu edhe politike në vend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë