Loading…

Këtu mund t’i shikoni luftërat e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Mesdhetare

  • 29/06/2022 | 12:07

Këtu mund t’i shikoni luftërat e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Mesdhetare

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se luftërat e xhudistëve nga Kosova Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha mund t’i shikoni në faqen e tyre LIVE në Facebook, transmeton Gazeta Metro.


Distria Krasniqi, Erza Mimunoviq dhe Flaka Loxha me fillim nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale do të luajnë ndeshjet e tyre të para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Siç njofton KOK’u në një postim në Facebook luftërat e xhudistëve tanë mund t’i shikoni në faqen e tyre LIVE në Facebook.

” Përshëndetje nga salla e xhudos në Oran të Algjerisë, ku sot garojnë: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg). Luftërat e xhudistëve tane mund t’i ndiqni LIVE në faqen tonë në Facebook,” thuhet në postimin e tyre.

Vlen të theksohet se Kosova deri më tani me garuesit e tjerë nuk është që ka treguar rezultate të suksesshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë