Loading…

Këto tri fjali mos i përmendni kurrë në takimin tuaj të parë

  • 05/12/2022 | 15:07

Këto tri fjali mos i përmendni kurrë në takimin tuaj të parë

Ju nuk don keni kurrë një mundësi të dytë për një përshtypje të parë. Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, ndaj nëse ju pëlqen mashkulli me të cilin do të dilni në një takim, ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë.


Këto janë tri fjalitë që janë “të ndaluara” në takimin e parë:

“Ish-i im…”

Nëse dilni për herë të parë me një person që ju pëlqen atëherë nuk duhet të tregoni përvoja nga një lidhje e mëparshme apo thashetheme për ish-partnerët. Sigurisht, mund të ndani disa përvoja nga një lidhje e mëparshme, por derisa të njiheni mjaftueshëm, duhet ta shmangni këtë.

“Unë nuk po kërkoj ndonjë gjë serioze”

Pavarësisht nëse sapo keni dalë nga një marrëdhënie e ndërlikuar dhe nuk doni të angazhoheni menjëherë me një person tjetër, këtë nuk duhet ta thoni në takimin e parë. Përpara se të dilni në një takim, duhet të pyesni veten se çfarë dëshironi në të vërtetë dhe pse keni pranuar të dilni me personin që ju pëlqen nëse nuk jeni të sigurt se çfarë lloj marrëdhënieje doni të arrini?!

Vajzat ndonjëherë duhet të shpjegojnë se nuk duan asgjë serioze për të krijuar përshtypjen se nuk janë përgatitur për atë takim gjithë ditën dhe se personi që kanë përballë nuk është aq i rëndësishëm.

“Pse je akoma vetëm?”

Kjo tingëllon si “Çfarë nuk shkon me ty, pra je vetëm?”. Nëse tashmë ju intereson pse ai është beqar, mund ta zbuloni në një mënyrë tjetër, si p.sh., “Si një djalë simpatik dhe i zgjuar nuk ka të dashur?” Kështu do të dukeni më të këndshëm, do t’i bëni një kompliment dhe nga ana tjetër do të gjeni përgjigjen e pyetjes që ju intereson.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë