Loading…

Këto shtete europiane po përgaditen për pritjen e refugjatëve nga Ukraina

  • 24/02/2022 | 13:34

Këto shtete europiane po përgaditen për pritjen e refugjatëve nga Ukraina

Anëtarët aktualë të NATO-s Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania ndajnë një kufi tokësor me Ukrainën, një vend me 44 milionë banorë, po bëjnë përgaditjet për të pritur refugjat nga ky vend, transmeton Gazeta Metro.

Vendet e Europës Qendrore po përgatiten të presin refugjatët nga Ukraina të enjten pas nisjes së aksioneve ushtarake ruse dhe ndërkohë që Polonia po krijon pika pritjeje, Hungaria planifikon të dërgojë një ushtri për të siguruar një korridor për refugjatët.

Ish anëtarët e Paktit të Varshavës dhe anëtarët aktualë të NATO-s Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania ndajnë një kufi tokësor me Ukrainën, një vend me 44 milionë banorë.“Pikat e pritjes për refugjatët nga Ukraina do të hapen në orët e ardhshme”, tha zëvendësministri i Brendshëm polak Pawel Szefernaker.

Në fazën e parë do të hapen tetë postblloqe me ushqime, asistencë mjekësore dhe informacion për refugjatët e mundshëm.

Dërgimi i trupave në kufirin me Ukrainën

Hungaria ka njoftuar dërgimin e një numri të pacaktuar trupash në zonën kufitare me Ukrainën për arsye sigurie dhe humanitare.

Tani për tani, raporton Reuters, situata në pikën kufitare Zahony është e qetë, me pamjen e zakonshme të kamionëve që presin të hyjnë në Hungari në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes Tibor Benko tha se Hungaria duhet të përgatitet për të pritur dhjetëra mijëra refugjatë.

Hekurudhat Sllovake kanë pezulluar trafikun drejt Ukrainës dhe qeveria ka njoftuar se “Sllovakia është e gatshme të ndihmojë” dhe të pranojë njerëz që nuk kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Nuk duhet përjashtuar edhe vala e refugjatëve

Ambasadori i Ukrainës në Pragë Perebyjnis Jevhen tha se ai nuk përjashton një valë refugjatësh, por “më tepër drejt pjesës perëndimore të Ukrainës sesa jashtë vendit”.

Finlanda është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina, tha të enjten kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

Marin vlerëson se një numër i madh refugjatësh nga Ukraina mund të pritet të tentojnë të ikin në Bashkimin Evropian.

“Ministria e Brendshme (finlandeze) po përgatitet të pranojë refugjatë nga Ukraina,” u tha ajo gazetarëve në Helsinki./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë