Loading…

Këto shtatë shenja tregojnë se jeta do t’iu ndryshojë

  • 10/07/2017 | 11:38

Këto shtatë shenja tregojnë se jeta do t’iu ndryshojë

Shumica e tregimeve më të suksesshme dhe më emocionuese kanë shenja të caktuara kyçe të përbashkëta, andaj i kushtoni vëmendje në shtatë shenja vijuese sepse ato ju flasin se po përparoni në rrugëtimin e juaj kah suksesi.

  1. Shihni numrat 1111 apo 111

1111 apo 111 janë një nga sekuencat më të fuqishme të numrave të përsëritura në të cilat mund të hasni. Në përgjithësi, numri 1 ka lidhje të fortë me konceptin e autonomisë, fillimeve të reja dhe fuqisë suaj të krijoni realitetin personal. Pra, nëse hasni në këto numra me siguri filloni të shfrytëzoni potencialin e plotë të Ligjit të Tërheqjes dhe nuk duheni të vazhdoni të punoni atë çfarë punoni.

Konkretisht, kushtoni vëmendje derisa shikoni këto numra – shpesh paraqiten pikërisht atëherë kur keni ide të reja mbi veprime të cilat duhet të ndërmerrni për të arritur deri te caku.

  1. Rrëqethjet dhe të dridhurat

Me kusht që mos të jeni të sëmurë, kur ndieni rrëqethje apo dridhje – kjo është në të vërtet shenjë pozitive në rrugëtimin tuaj me Ligjin e Tërheqjes. Kur të ndodh kjo, trupi dhe nënvetëdija juaj janë të harmonizuar me diçka të rëndësishme në rrethin e juaj, ato mbledhin ndërrimin e premtuar në vibracionin tuaj.

Ndoshta do të ndieni rrëqethjet kur njoftoni ndonjë person të ri i cili do të jetë i rëndësishëm në arritjet tuaja apo kur lëvizni jashtë zonës suaj komode në shërbim të cakut. Kur mendoni për personin, e më pas merrni thirrje telefonike apo e-mail nga ai, merrni këtë si tregues se potenciali juaj i manifestimit në të vërtetë në atë moment është shumë i lartë. Edhe nëse ai person nuk ka kurrfarë lidhje me çështjen kryesore të cilën përpiqeni ta tërhiqni, ky lloj i takimit provon se Gjithësia “ndien” shumë qartë se ju po kërkoni diçka.

  1. Ylberi dhe formacioni i reve

Bota natyrore gjithashtu mund t’ju ofrojë sinjale të cilët ju tregojnë se jeni në rrugë të mirë me Ligjin e Tërheqjes. Nëse shihni ylberin, të jeni të bindur se po i afroheni cakut tuaj. Konkretisht, shumë njerëz shohin ylberet kur mbizotërojnë pengesat e rëndësishme apo sfidat të cilat i pengojnë që të manifestojnë ëndrrat e veta.

Ndani një moment, shikoni në qiell dhe shqyrtoni format e reve. A jeni duke shikuar diçka pozitive, siç është ylli, zemra apo madje edhe diçka që duket si gjëja të cilën e dëshironi më së shumti? Ky është edhe një sinjal pozitiv.

  1. Rastisni në inicialet tuaja

Inicialet tuaja mund të paraqiten në vende të ndryshme, si për shembull në tabelat e regjistrimit të automjeteve, në fletët e çajit etj.

Kryesisht, sa më shpesh të rastisni në inicialet e juaja, aq më e fortë është lidhja dykahëshe në mes të juve dhe energjisë së Gjithësisë. Çdo herë që ndodh kjo, do të thotë se është kohë e mirë për të praktikuar teknikën siç është vizualizimi multisensorik dhe të afirmimit përcjellës.

  1. Rastisni në mostrat e numra të përsëritshme

Edhe pse numri 1 është ndoshta numri më i rëndësishëm të cilin mund të shihni të përsëritur, cilido rend i numrit të përsëritur tregon se Ligji i tërheqjes punon për juve.

Studimi i numerologjisë mund t’ju ofrojë më tepër fakte specifike mbi atë se çfarë mund të thotë cili numër. Për shembull, kombinimi 21:21 është i lidhur me baraspeshën dhe vetëbesimin, që tregon se jeni duke u ngritur si person.

Kombinimi 9:11 tregon se tani është koha ideale për t’i lënë zakonet apo rutinat e vjetra të cilat më nuk ju përshtaten. Kuptoni më tepër për domethënien numerologjike të numrave të cilat përsëriten në jetën tuaj.

  1. Qetësia

Nëse ndieni qetësi të plotë në kohë të fundit e nuk ekziston arsyeja për këtë (siç qetësohet trupi gjatë masazhe), kjo do të thotë se keni pranuar shenjat të cilat flasin se vibracioni juaj është harmonizuar me vibracionin e Gjithësisë. Kurdo që punojmë atë për çfarë jemi lindur të punojmë – gjërat të cilat na sjellin më së shumti inspirim dhe kënaqësi – atëherë sundon ndjenja e natyrshme e qetësisë. Madje edhe nëse nuk i keni plotësuar caqet e juaja kryesore, ndjenja e qetësisë tregon se tani jeni në harmoni me qëllimin e juaj.

  1. Përjetoni “deja vu”

Përfundimisht, çdo herë kur ndieni “deja vu” – atë ndjenjë se po bëni apo ndieni diçka që edhe më herët kenë bërë apo ndier, mund të konstatohet se Ligji i Tërheqjes punon për juve. Këtë eksperiencë përjetoni kur vërtetë gjeni vendin e juaj në botë.

Gjithashtu, mund të nxirrni përfundimet më precize në vartësi nga ajo se kur paraqitet deja vu. Nëse edhe më tutje do të keni këto episode në vendin e caktuar apo në shoqëri të personit të caktuar, mendoni se ai lokacion apo ai individ mund të jep nxitje shtesë punës suaj në realizimin e qëllimeve tuaja./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë