Loading…

Këto rrugë do të jenë të bllokuara përkohësisht sot, Policia jep detaje

  • 17/02/2022 | 09:20

Këto rrugë do të jenë të bllokuara përkohësisht sot, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët lidhur me ridrejtim të trafikut dhe rrugët të cilat do të jenë të bllokuara gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Metro.


Lidhur me aktivitetet shtetërore të cilat do të mbahen sot në nder të Pavarësisë së Kosovës, Policia ka bërë të ditur se nga ora 09:15 deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Më poshtë postimi i plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim të njoftimit të opinionit publik lidhur me aktivitetet shtetërore të cilat do të mbahen sot – 17 shkurt 2022,për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, njofton se duke filluar nga ora 09:15 e deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me sheshet e qendrës së Prishtinës, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

Bllokimet të kohë pas kohëshme dhe kufizimet në zonën përreth shesheve dhe në magjistrale , do të bëhen si vijon:

-Përkohsisht për 15 minuta do të bllokohen rrugët :

Magjistralja Prishtinë- Mitrovicë prej urës ( rreth rrotullimi) deri në hyrje të rrugës Ahmet Krasniqi dhe vazhdon rruga e UÇK, deri te hyrja e Parlamentit.

-Prej orës 09:50 deri ora 10:15 përkohësisht do të bllokohet rruga Agim Ramadani vetëm prej drejtimit të Komunës në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

-Prej orës 11:20 deri ora 13:00 do të bllokohen rrugët: prej Bankës Qendrore në drejtim të Hotelit Grand dhe prej semaforave kryesor (Kek-u) në drejtim të Grandit dhe në drejtim të rrugës Bil Klinton

Plani në fjalë do të fillojë të implementohet menjëherë dhe bllokimi i rrugëve dhe ridrejtimi i automjeteve në këtë zonë do të bëhet deri në përfundim të manifestimeve.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt qendrës së qytetit me automjete. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë