Loading…

Këto rrugë do të bllokohen sot në Prishtinë |FOTO

  • 29/04/2018 | 08:09

Këto rrugë do të bllokohen sot në Prishtinë |FOTO

Me rastin e mbajtjes që Gjysmë-maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2018”, drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura, apo të shfrytëzojnë rrugët alternative.


Kjo drejtori ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut .

Gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës që do të zhvillohet gjysmë maratona pjesëtarët policorë do të merret me ri drejtimin e komunikacionit.

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, policia kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusin qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë