Loading…

Këto ndeshje zhvillohen sot në Premier League

  • 26/02/2022 | 10:13

Këto ndeshje zhvillohen sot në Premier League

Java e 27’të e Premier League ka filluar dje me ndeshjen Southampton-Norwich City e cila u mbyll me fitoren e ‘The Saints’ 2-0, ndërsa sot në kalendar kemi gjashtë sfida të tjera interesante, transmeton Gazeta Metro.


Në ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja mes Leeds United dhe Tottenham Hotspur, vendasit vijnë nga një humbje kundër Liverpool me rezultat tenistik 6-0, gjithashtu edhe Spurs humbën në ndeshjen në mesjavë kundër Burnley si mysafir me rezultat 1-0.

Manchester United pret në shtëpi vendin e parafundit në tabel skuadrën e Watford. United e cila gjendet në pozitën e katërt në tabel, kërkon fitore medoemos sot pasi skuadrat poshtë saj ju kanë afruar me pikë, kjo ndeshje luhet në ora 16:00.

Dueli i cili mbyll ditën e sotme në Premier League është Everton-Manchester City me fillim nga ora 18:30. ‘The toffees’ nuk dijnë për fitore si vendas ndaj ‘Citizens’ që nga viti 2017, në dhjetë ndeshjet e fundit ata kanë arritur të fitojnë vetëm dy herë, duke humbur shtatë herë dhe vetëm një ndeshje është mbyllur në barazim.

Ndeshje të tjera që luhet sot janë: Brentford-Newcastle, Brighton-Aston Villa, Crystal Palace-Burnley. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë