Loading…

Këto janë temat që do t’i bisedojnë Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë

  • 15/04/2017 | 11:45

Këto janë temat që do t’i bisedojnë Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë

Takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri që do të mbahet më 24 prill në Vlorë, fokus të veçantë do të ketë shkëmbimin tregtarë midis dy vendeve. Nuk do të ketë gamë të gjerë të çështjeve siç ka ndodhur në të kaluarën por do të trajtohen problemet që bizneset e dy shteteve kanë gjatë shkëmbimit tregtarë. Po ashtu, nuk do të diskutohet tregu i përbashkët ballkanik.


Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Është rënë dakord që Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës ta kenë takimin e përbashkët të radhës në Shqipëri. Është caktuar data 24 prill dhe ka një risi tjetër krahasuar me mbledhjet e kaluara sepse nuk do të ketë një gamë të gjerë problemesh që do të trajtohen. Ato do të fokusohen në pesë-gjashtë pika, ku më të rëndësishmet do të jenë ato të fushës së shkëmbimeve tregtare ekonomike, të lejes së punës, lejes së qëndrimit në të dy anët e kufirit“, tha Minxhozi.

Ai është pajtuar se në të shumtën e rasteve takimet nuk janë parë si produktive por po mundohet t’i thyejnë barrierat që janë mes dy vendeve.

Sa i përket barrierave që kanë bizneset kosovare gjatë eksportit të mallrave në Shqipëri dhe anasjelltas dhe çka mund të presin nga ky takim, Minxhozi nuk pret që të zhduken të gjitha problemet por që të minimizohen.

Bashkimi tregtarë sipas tij nuk do të diskutohet në këtë takim.

“Nuk do të diskutohet kjo çështje. Ne kemi një çështje tjetër që është më prioritetet këtu, është ngritja apo hapja e një pike doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. Urojmë që deri në prag të mbledhjes të kem marrë përgjigje për disa shqetësime që janë ngritur kryesisht nga pala kosovare”, tha Minxhozi për kp.

Më 24 prill mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare. Të pranishëm në këtë takim do të jenë gjithë kabineti qeveritarë i të dyja qeverive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë