Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti diplomatët e rinj nga MPJ e Shqipërisë, të cilët i njoftoi për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, e gjithashtu edhe për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale, evropiane dhe globale.
Nga ana e tyre, diplomatët shqiptarë, duke paraqitur edhe një varg pyetjesh me interes nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në takim ishin drejtori i Akademisë Diplomatike shqiptare, Edmond Trako, këshilltari i Ministrisë për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Martin Gjoka dhe Romina Hyseni, diplomate në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, si dhe një delegacion të diplomatëve të rinj nga MPJ e Shqipërisë.