Loading…
Këto janë rregullat sekrete të Vatikanit për priftërinjtë që bëhen baballarë
  • 19/02/2019 | 15:32

Këto janë rregullat sekrete të Vatikanit për priftërinjtë që bëhen baballarë

Vatikani pranon se ekzistojnë rregulla dhe udhëzime të veçanta dhe të fshehta për priftërinjë që janë bërë prindër, por këto rregulla nuk do të behën publike, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënës i Vatikanit, Alessandro Gisotti  ka thënë se këto rregulla dhe udhëzime nuk do të bëhen publike për shkak se ato janë çështje e brendshme. Ai ka thënë për një gazetë amerikane se dokumenti i hartuar në vitin 2017 ka si parim themelor mbrojtjen e fëmijëve që kanë baballarë priftërinjtë.

Sipas këtij dokumenti, klerikët që janë bërë baballarë duhet të heqin dorë nga shërbimi kishtar dhe t’i marrin përgjegjësitë e prindit përmes përkushtimit të plotë ndaj fëmijës. Gisotti ka thënë se dokumenti është për përdorim të brendshëm dhe se nuk është hartuar për t’u publikuar.

Numri i fëmijëve që janë lindur nga marrëdhëniet e priftërinjve nuk dihet, por një grup që ofron mbështetje për ta ka 50 mijë anëtarë në 175 vende të ndryshme. Besohet se shumë prej këtyre fëmijëve janë lindur si rezultat i abuzimeve seksuale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë