Loading…

Këto janë përfitimet financiare të vëllait të Fitore Pacollit me shokë nga linçimet ndaj gazetarëve

  • 02/12/2021 | 14:12

Këto janë përfitimet financiare të vëllait të Fitore Pacollit me shokë nga linçimet ndaj gazetarëve

Grupi famëkeq ‘Me Kryeministrin’ që e ka cenuar vazhdimisht demokracinë, tash e mbi një vit, nuk ka qenë pa dobi financiare për themeluesit e saj. Ai së fundi është mbyllur për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit, por ka hapur një tjetër grup ku po provon ta bëj të njëjtën gjë.


Ky grup në të cilin postojnë militantë dhe deputetë të Vetëvendosjes, në versionin e mëparshëm paraqiste shumë postime nga disa portale të çuditshme që mbronin kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij.

Përveç mbrojtjes së kryeministrit Kurti dhe linçimeve e sharjeve nga më të zezat për kritikët e tij, grupi i vogël prej 3-4 anëtarësh brenda grupit me mbi 350 mijë anëtarë, ka korrur edhe përfitime financiare.

“Kosovo Insight” ishte një ndër këto faqe, por e cila nuk është regjistruar si biznes dhe nuk ka lajmëruar fitimet.

Postimet e fundit të kësaj faqeje, ndoshta të mbyllur për shkak të raportimeve me shkelje të rënda, datojnë para një muaji.

Por, megjithatë ka diçka ligjore nga përfitimet e themeluesve të këtij grupi që përbëhet nga militantë si Veron Hasani e vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi.

Shumë e shumë postime të ndara në grupin e mëhershëm, e të cilat aprovoheshin paraprakisht prej administratorëve, ishin nga faqja Observer.

Ajo është hapur si biznes dhe funksionon si biznes nga 12 maji i vitit 2021, gati një vit pas themelimit të grupit në fjalë.

Kapitali i saj është 2 mijë euro, derisa drejtor menaxhues është pikërisht Veron Hasani.

Pjesë e aksionarëve të kësaj gazete është edhe Ftim Pacolli, vëllai i Fitores, por edhe Agon Haxha. /periskopi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë