Loading…

Këto janë ndryshimet e fundit që janë bërë në Qeveri

  • 24/03/2017 | 18:14

Këto janë ndryshimet e fundit që janë bërë në Qeveri

Më kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime në kabinetin e saj.


Këtë lajm e ka bërë të ditur Vlora Dumoshi, shefe e stafit të kryeministrit Mustafa. Dumoshi personalisht ka konfirmuar lajmin për ndryshimet nëpër disa ministri gjatë ditës së djeshme.

“Po janë bërë ndryshimet, këto kanë ardhur prej partnerit të koalicionit, gjatë ditës së djeshme. Nehat Mustafa do të kalojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si zëvendësministër, në vend të Avni Kastratit, ndërkaq Behar Selimi do të kalojë si zv/ministër në MPB. Kurse Munir Basha zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Dumoshi.

Kujtojmë se përveç Avni Kastratit që është liruar nga detyra, para disa dite nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë është liruar edhe Lirak Çelaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë