Loading…

Këto janë motivet e sulmit në veri të Mitrovicës

  • 10/01/2017 | 22:37

Këto janë motivet e sulmit në veri të Mitrovicës

Para më shumë se një ore, një objekt i lëshuar me qira për objektet e Qeverisë së Kosovës, u godit nga një granatë. Për këtë kishte raportuar më herët gazetametro.net.


Por, sic bëjnë të ditur burime të gazetës atje, sulmi ka pasur cak frikësimin e Sasa Debovic, i cili e ka lëshuar më qira objektin “Hotel Sasha” për Qeverinë e Kosovës.

Burimet e gazetametro.net tregojnë se sulmi është bërë me tendencë të frikësimit të pronarit dhe dyshohet se më këso lloj sulme, tentohet të frikësohen institucionet e Kosovës atje për ta shtuar prezencën në Veri.

Objekti i sulmuar quhet “Hotel Sasha”, katet e poshtme të të cilit u janë lëshuar institucioneve të Kosovës më herët.

Më herët kishte ndodhur edhe një sulm ndaj kësaj ndërtese. Sulmi i parë ka ndodhur më 28 dhjetor, ndërkaq sonte për të dytën herë është hedhur bombë aty./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë