Loading…
Këto janë katër gratë e horoskopit që lenë shenjë tek ish-i dashuri i tyre
  • 17/03/2019 | 15:53

Këto janë katër gratë e horoskopit që lenë shenjë tek ish-i dashuri i tyre

Çdo kush ka një person që ka lënë shenjë në jetën e tij, qoftë pozitivisht, qoftë negativisht. Fakti është se do i kujtojmë gjithnjë këta persona edhe pas shumë vitesh, kjo prej asaj që na kanë mësuar, transmeton Gazeta Metro.


Këto janë gratë e zodiakut që lënë gjithnjë shenjë tek burrat me të cilët kanë patur një lidhje dashurie:

Luani

Janë vajza dhe gra krijuese, bujare, të dashura dhe miqësore dhe të gjitha këto karakteristika e bëjnë të jetë një partnere ideale, të cilat lënë një shenjë. Janë të lindura në dramë, por dinë si ta drejtojnë lidhjen pa e komplikuar dhe do jenë pa dyshim të paharrueshme, sepse zakonisht kanë një sens të lindur humori që të gjithë do donin ta kishin pranë.

Peshorja

Gratë e kësaj shenje dashurohen, bëjnë gjithçka për të mbrojtur dashurinë e tyre dhe nuk dyshojnë të bëjnë gjithçka munden për këtë. Përpiqen gjithnjë të jenë të dashura, të kuptueshme dhe protektive. Askush nuk mund të harrojë këtë lloj lidhjeje dhe për këtë arsye, një Peshore do jetë një grua që nuk do harrohet kurrë.

Akrepi

Gratë dhe vajzat Akrep janë shumë të sinqerta dhe do thonë gjithçka që mendojnë, në mënyrë shumë të hapur, pa nënkuptime, sepse dinë si të shprehen në mënyrën më të mirë, pa lënduar askënd. Atyre u pëlqen të vënë në dukje detajet, t’i jepen tërësisht partnerit dhe, siç mund ta imagjinosh, janë të paharrueshme.

Shigjetari

Vajzat dhe gratë Shigjetar duan t’i shijojnë gjërat e thjeshta në jetë. Çdo gjë në rrugëtimin e tyre ka rëndësi dhe ajo bëhet kështu sinonim i aventurës.
Shigjetaret kanë një ndër personalitetet më të këndshme të zodiakut: kanë shpirtin e një fëmije, diçka shumë e bukur dhe e pastër, ndaj është e pamundur të harrosh një Shigjetare./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë