Loading…

Këto janë formacionet zyrtare të Chelseat dhe Al-Hilal

  • 09/02/2022 | 17:00

Këto janë formacionet zyrtare të Chelseat dhe Al-Hilal

Me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Al-Hilal dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.


Mbrëmë u caktua finalisti i parë i kësaj gare, ku skuadra e Palmeiras e mposhti me rezultat 2:0 Al Ahlyn, ndërsa sot mbetet të vendoset edhe finalisti i fundit, përcjell KosovaPress.

Në garën deri në gjysmëfinale, Chelsea kaloi pa përballje duke u kualifikuar automatikisht, kurse Al-Hilali triumfoi në çerekfinale duke e mposhtu me rezultat të thellë 6:1 Al Jaziran.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm te “Blutë” e Londrës, ku nuk do të paraqiten James, Chilwell dhe Loftus-Cheek.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Al-Hilal (4-2-3-1): Almuaiouf; Alburayk, Jang, Al Bulayhi, Shahrani; Cuellar, Kanno; Salem, Pereira, Marega; Ighalo

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë