Sipas faqes “transfermarkt.com”, Prishtina është ekipi më me vlerë në Superligën e Kosovës. Klubi kryeqytetas ka vlerën e ekipit 4.43 milionë euro, derisa ndiqet nga Drita e Gjilanit që ka vlerën e klubit 3.73 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.
Superliga e Kosovës viteve të fundit është bërë shumë interesante, pasi përveç ndeshjeve të mira që po zhvillohen, shumë donatorë po investojnë shuma të madhe të parave në skuadra.
Faqja e njohur ‘transfermakt.com’, ka përmbledhur vlerën e ekipeve të Superligës së Kosovës dhe aty del që Prishtina është ekipi më i ‘pasur’ në Kosovë.
Vlera e klubit të kryeqytetit është 4.43 milionë euro, derisa në ekip ka 27 lojtarë të regjistruar.
Pas Prishtinës vjen Drita e Gjilanit, e cila ka vlerë 3.73 milionë euro dhe ka 24 lojtarë në ekip.
Në vendin e tretë është Ballkani me vlerë të ekipit 3.63 milionë euro dhe ka 32 lojtarë në skuadër.
Vendi i katërt shkon për Gjilanin i cili ka vlerë prej 3.05 milionë euro.
Në top pesëshe radhitet Llapi i Tahir Batatinës me vlerë 2.85 milionë euro.
Në total Superliga e Kosovës ka vlerën afër 24 milionë euro.
Më poshtë keni statistikat sipas ‘transfermakt.com’. /gazetametro.net