Ushtria e Kosovës (FSK), ka armë të kalibrit të ndryshëm, ato vijnë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Belgjika, Turqia, Italia, Britania e Madhe, Austria etj, shkruan Gazeta Metro.
Ushtria e Kosovës (FSK), u formua më 1 janar 2009, pas shpërbërjes së TMK’së (Trupave Mbrojtës të Kosovës). FSK’ja ndodhet në fazën paraprake drejt formimit të një ushtrie plotësisht funksionale dhe përbëhet nga 5000 ushtarë aktivë dhe nga 3000 rezervistë. Me këtë formacion plotësohen parakushtet e bëra në planin e kryenegociatorit të OKB’së Martti Ahtissarit.
Detyrat kryesore të FSK’së janë mbrojtja territoriale, kërkimi dhe shpëtimi, mjetet shpërthyese dhe asgjësimi i materialeve të rrezikshme dhe luftimi i zjarrit. Komandant i FSK’së është gjeneral-llejtënant Bashkim Jashari.
Më 14 dhjetor 2018, parlamenti i Kosovës miratoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës efektive menjëherë.
Çdo qytetar i Kosovës mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të shërbejë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Anëtarët aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk lejohen ligjërisht të kandidojnë, ose të shërbejnë në Kuvendin e Kosovës.
Ushtria e Kosovës, ka armë të kalibrit të ndryshëm, ato vijnë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Belgjika, Turqia, Italia, Britania e Madhe, Austria etj.
Metro në vazhdim ju sjell disa nga armët sulmuese, pistoletat, snajperët, granata hedhësit, veturat e blinduara që posedon FSK.
Armët sulmuese:
Heckler & Koch G36
M4A1 carbine
FN Five-seven
Heckler & Koch MP5
M84 9X19MM
Heckler & Koch AG36
M24 7.62x51mm
Automjetet e blinduara:
BMC Kirpi
Otokar Akrep
Otokar Cobra
M1117 Guardian
Humvee