Loading…

Të enjten pritet të shqyrtohet Demarkacioni në Kuvend

  • 21/02/2017 | 20:46

Të enjten pritet të shqyrtohet Demarkacioni në Kuvend

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pritet të shqyrtohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës


Siç merr vesh Klan Kosova, kjo çështje do të jetë një nga pikat e rëndit të ditës në seancën e radhës.

Ky vendin është marr pas prezantimit të draft-raportit të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, i cili ka konstatuar se me marrëveshjen e demarkacionit, Kosova nuk humb aspak territor.

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit, duke shtuar se do të vazhdoi të punoi me përkushtim për përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’u mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë