Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë publike një listë, ku ka ftuar qytetarët që të marrin dozën e dytë të vaksinës, në sallën ‘1 Tetori, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një njoftimi për media, MSH ka publikuar një listë me emrat e qytetarëve që të marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, nesër.
“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e enjte, 10 qershor, 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftim.
Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Më poshtë keni linkun e listës dhe njoftimin e MSH’së. /gazetametro.net