Loading…

Këta janë personat e plagosur sot në Pejë (Foto)

  • 07/06/2017 | 18:40

Këta janë personat e plagosur sot në Pejë (Foto)

Nexhdet e Bekim Kastrati, janë dy vëllezërit e plagosur pasditen e sotme në qytetin e Pejës. Bekim Kastrati tashmë i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Familjarët e viktimave kanë thënë për Gazetën Express se njëri nga sulmuesit ka biseduar me njërin nga viktimat dhe posa vëllezërit kanë dal nga lokali, sulmuesit kanë shtënë me armë në drejtim të vëllëzërve Kastrati.

Bekim Kastrati (1983)

Nexhdet Kastrati (1976)

Motivet e plagosjes raportohet të jenë pronësore.Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar katër persona si të dyshuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që 4 persona tjerë kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë