Loading…

Këta janë disa nga zyrtarët të cilët i shkarkoi Gent Cakaj

  • 29/03/2019 | 09:59

Këta janë disa nga zyrtarët të cilët i shkarkoi Gent Cakaj

Plot 28 diplomatë mësohet të jenë lëvizur nga detyra nga ministri i ri i Jashtëm Gent Cakaj, transmeton Gazeta Metro.

Ky i fundit e ka argumentuar vendimin me faktin se personat në fjalë nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Nga detyra do të lirohet Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër. Lirohet nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, Fatjon Demnderi. Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkaq, edhe Xhuljeta Keko largohet nga detyra që mban në Ambasadën shqiptare në Hagë. Në Bruksel ndërkohë shkëputen nga detyra Inida Methoxha nga Turqia dhe Bruna Koço.

Ndërsa në Bullgari lëvizin: Ardian Mara, Bruksel; Adhurim Resuli, Vjenë dhe Novruz Çeta e Sarandi Napo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë