Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bordin e ri të Radio Televizionit të Kosovës( RTK), ku në mesin e tyre janë katër gra dhe katër burra. Ndërsa Kuvendi ka dështuar për të zgjedhur një anëtar të bordit nga komuniteti serb pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë votat e nevojshme, për çka edhe do të ripërsëritet konkursi, shkruan Gazeta Metro.
Në bazë të votimit, anëtarë të Bordit të RTK-së janë zgjedhur:
Fatmire Lumi Qehaja – anëtare;
Arta Berisha – anëtare;
Albulena Mehmeti – anëtare;
Shurkije Rama – anëtare;
Driton Hetemi – anëtar;
Besnik Boletini – anëtar;
Safat Kabashaj – anëtar;
Bekim Sele – anëtar.
Ndërsa sipas shortit, deputetët kanë zgjedhur edhe mandatin e anëtarëve të bordit të RTK’së.
Tre anëtarë që do të jenë me mandat katërvjeçar janë Safet Kabashi, Bekim Sele dhe Driton Hetemi.
Tre anëtarë të bordit të RTK’së që do të kenë mandatin dyvjeçar janë: Besnik Boletini, Shukrije Rama dhe Arta Berisha.
Dhe me mandat trevjeçar janë Albulena Mehmeti dhe Fatime Lumi Qehaja.
Gjithashtu duhet theksuar se kryeparlamentari Konjufca tha se nga radhët e komunitetit serb nuk është zgjedhur asnjë anëtar, me ç’rast duhet të përsëritet konkursi./gazetametro.net