Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por që ditën e premte ka tendencë të ketë ulje për 10-15 milibar dhe të krijoj kushte për mundësi që vende-vende të ketë reshje shiu gjatë së shtunës, transmeton Gazeta Metro.
Por kjo situatë meteorologjike siç thotë IHMK në njoftimin e saj, nuk do të ndikoj në uljen e vlerave të temperaturave maksimale.
IHMK thotë po ashtu se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe më tej nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s. /gazetametro.net