Stafi i presidentit serb Tomislav Nikolic që ishte nisur për të përgatitur vizitën e shefit të tyre nuk u lejua të futet në Kosovë.
Ata pritën për orë të tëra në pikën kufitare në Merdare, dhe në fund u kthyen mbrapshtë për në Beograd.
Më vonë edhe Nikolic tha se ka anuluar vizitën e tij në Kosovë të paralajmëruar për të premten me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse.
Ndërsa Qeveria e Kosovës tha se stafit të presidentit serb, e edhe vet Nikolicit nuk iu lejua që të vizitojnë Kosovën, për shkak të sjelljeve të fundit të Serbisë, në veçanti pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar në Interpol nga Beogradi zyrtar.
Klan Kosova ka qenë në Merdare ku ka filmuar nga afër stafin e presidentit serb derisa priste për të hyrë në Kosovë. /gazetametro.net