Loading…

Kështu shkruajnë mediat e huaja për arrestimin e grave të ISIS në Kosovë

  • 24/04/2019 | 12:42

Kështu shkruajnë mediat e huaja për arrestimin e grave të ISIS në Kosovë

Tema e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë ka qenë ndër kryesoret gjatë këtyre ditëve. Madje, kjo ka bërë që gjithë mediat e huaja të kthejnë kokën nga vendi ynë, transmeton Gazeta Metro.


Mediat e huaja si Reuters, SBS e Balkan Insight, kanë shkruar edhe për gratë e kthyera nga ISIS, për të cilat, gjykata vendosi dje arrest shtëpiak.

“10 gra janë parë dje duke hyrë brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shoqëruara nga policia. Gjykata ka bërë të ditur në një njoftim se për to është vendosur arrest shtëpiak, nën dyshimet se kanë organizuar dhe kanë përkrahur grupet terroriste nga 2014 deri më 2019”, kështu shkruan Reuters.

SBS News shkruan se të gjitha 32 gratë e kthyera janë nën hetime dhe pjesa tjeter e mbetur e tyre, do të paraqiten para gjykatës të mërkuren.

Ndërsa, Balkan Insight ka theksuar deklaratat e prokurorit Sylë Hoxha, i cili tha se hetimi kishte filluar kohë më parë.

“Hetimi filloi më herët, por u ndërpre për arsye se personat nuk ishin në Kosovë, dhe kjo e bënte me të vështirë hetimin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në mbrëmjen e së premtës 110 njerëz u kthyen nga Siria në Kosovë, duke përfshirë këtu 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 xhihadistë që kishin shkuar atje për të luftuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë