Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës që pati sot në Ujman, bëri edhe një xhiro me barkë në liqen.
Siç shihet edhe nga pamjet mëposhtë të siguruara nga Gazeta Metro, presidenti ishte i shoqëruar nga ministrat Bedri Hamza e Abelard Tahiri, shefi i AKI’së Shpend Maxhuni, shefi i Policisë Rashit Qelaj dhe këshilltari i presidentit Ardian Arifaj.
Pas relaksimit në liqe, presidenti mbajti një konferencë për media ku tha se vizita në Ujman ishte një vizitë rutinore.
Siç tha Presidenti, ishte një emocion i veçantë dhe një shëtitje e bukur duke kujtuar se Ujamni është aset i Kosovës .
“Ky është një vend i mrekullueshëm, vend i bukur i pakrahasueshëm i Republikës së Kosovës dhe rajonit. Ishin emocione të veçanta dhe një shëtitje e bukur në këtë vend me ambient të bukur. Është një aset i yni dhe një mrekulli e Zotit”, ka thënë Thaçi për media.
Ndërkohë, duhet të theksohet se vizita e Thaçit në Ujman ndodhi pikërisht kur filloi protesta e VV’së kundër tij./gazetametro.net