Loading…

Kështu renditet Kosova në Lojërat Mesdhetare

  • 02/07/2022 | 11:57

Kështu renditet Kosova në Lojërat Mesdhetare

Kosova ka fituar gjashtë medalje, tre të arta dhe tre të bronzta deri më tani në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Norvegjisë.

Kjo ka bërë që Kosova të renditet në vendin e 11-të në tabelën e Lojërave Mesdhetare.

Turqia zë vendin e parë me gjithsejtë 68 medalje të fituara, 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta.

E dyta renditet Italia me 23 medalje të arta, 30 të argjendta dhe 25 të bronzta, me gjithsejtë 78 medalje.

Vendi Nikoqir Algjeria, zë vendin e tretë me gjithsej 37 medalje të fituara, 15 prej tyre të arta, 12 të argjendta dhe 10 të bronzta.

Kosova prapa vetes le shumë shtete të tjera e sidomos ato nga Rajoni si Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja.

Të vetmet shtete ballkanike që janë para Kosovës në renditje janë: Greqia, Kroacia dhe Serbia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë