Loading…

Kështu po privilegjon VV përkrahësit e Kurtit, ndërsa injoron ‘krahun e Molliqajt’

  • 24/01/2018 | 19:44

Kështu po privilegjon VV përkrahësit e Kurtit, ndërsa injoron ‘krahun e Molliqajt’

Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk është duke i trajtuar të gjithë anëtarët e partisë njësoj. Ky subjekt politik ka injoruar sot pjesëmarrjen televizive të dy deputetëve, Dardan Molliqajt dhe Donika Kadaj-Bujupit.


Përderisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë ditës së djeshme me pjesëmarrjen e Xhelal Sveçles dhe Albulena Haxhiut. Pjesëmarrja e Haxhiut dhe Sveçles në emisione televizive ishte njoftuar përmes llogarisë zyrtare të VV-së në Facebook, ndërsa ajo e Molliqajt dhe Kadajt-Bujupit nuk janë paralajmëruar fare.

Kadaj Bujupi dhe Molliqaj në llogaritë e tyre zyrtare kanë njoftuar se sonte do të marrin pjesë në emisione televizive.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë