Loading…

Kështu ndryshojnë vazot e LK-së pasi Chelsea u shpall kampion i Evropës

  • 30/05/2021 | 15:42

Kështu ndryshojnë vazot e LK-së pasi Chelsea u shpall kampion i Evropës

Chelsea i është bashkuar Interit në vazon e parë pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventusi është vendosur në vazon e dytë me Manchester United, Barcelonën dhe Real Madridin.


Milani kthehet në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë vitesh, por do të vendoset në vazon e katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Atalanta është në vazon tre me Ajaxin, Leipzigin, Porton dhe Zenitin.

Vazo e parë përbëhet nga fituesi i Ligës së Kampionëve (Chelsea), fituesi i Ligës së Evropës (Villareal) dhe kampionët e kombeve të renditur më lart nga UEFA, përcjellë KosovaPress.

Koeficientët e klubeve përcaktojnë tre vazot e mbetura në varësi të shumës së të gjitha pikëve të fituara në pesë vitet e mëparshme ose koeficientit të shoqatës për të njëjtën periudhë.

Liga e Kampionëve fillon në fund të qershorit me një raund paraprak, tre raunde kualifikuese dhe një play-off. Të gjitha ndeshje luhen me sistem vajtje-ardhje. Gjashtë skuadrat e mbijetuara hyjnë në fazën e grupeve, duke u bashkuar me 26 skuadra të kualifikuara paraprakisht.

Besiktasi, Dynamo Kyivi dhe Club Brugge tashmë janë kualifikuar në Champions League dhe mund të përfundojnë në vazon tre ose katër në varësi të rezultatit të play-off-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë