Pjesëtarët e vetëm të policisë së Maqedonisë, që kishin kryer detyrën ashtu siç duhet, në ditën kur huliganët maqedonas u futën dhunshëm në Parlament, ishin pjesëtarët e njësitit shqiptar.
Një video e re e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentet e intervenimit të policisë, në përpjekje për t’i nxjerrë protestuesit jashtë objektit të Parlamentit, përcjellë gazetametro.net.
Ky njësit, për të cilin thuhet se shumicën e pjesëtarëve i kishte shqiptarë, kishte përdorur forcën fizike, por edhe bombola gazi. Huliganët maqedonas, pas hyrjes në Kuvend, kishin sulmuar deputetët e LSDM’së së Zoran Zaevit, duke përfshirë edhe këtë të fundit, e edhe deputetët shqiptarë. Në mesin e atyre që kishin pësuar më së rëndi, është deputeti Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH’së. /gazetametro.net