Loading…

Kështu i përgjigjen Ymeri e Sejdiu talljes së Konjufcës për GDP’në

  • 01/05/2018 | 20:53

Kështu i përgjigjen Ymeri e Sejdiu talljes së Konjufcës për GDP’në

Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu, i janë përgjigjur një talljeje të deputetit të VV-së, Glauk Konjufca i cili kishte thënë se GDP-ja e Kosovës (Bruto prodhimi vendor) nuk rritet më shumë se 3 për qind, prandaj zyrtarët e saj do duhej ta ndërronin emrin e grupit të tyre politik.


“Aty ka një keqkuptim se cka nënkupton rritja në GDP. Nëse ka rritje do të jetë shumë më e madhe, edhe nëse do të jetë 3 për qind do të ketë rritje prapë. Konsideroj që për këtë dimension politik, që nuk ka ekzistuar deri tani në ekonominë e Kosovës. Në Lëvizjen Vetëvendosje ka edhe një dëshpërim edhe një zhgënjim, e edhe një zili”, ka thënë Ymeri në emisionin “Rubikon” në KTV.

Për talljen e Konjufcës ka folur edhe Dardan Sejdiu, duke thënë se Konjufca nuk është i shkathët në parashikimet e rezultateve zgjedhore, duke thënë se nuk ka qenë i saktë e optimist as për rezultatet e fundit të zgjedhjeve të fundit.

“Unë e kuptoj Glaukun, por kam qenë në VV 7 vite e gjysmë.  Në këtë pjesën e terrenit dhe organizimit, kam qenë edhe unë pjesë, sidomos në Ferizaj. Glauku është një deputet i jashtëzakonshëm, sa i përket rritjes së subjektit nuk ka qenë shumë i saktë. Nuk është arena ku ai është më i miri, është Kuvendi. E ka krahasimin e gabuar. Në fund të ditës është qytetari ai që vendosë e jo na”, ka thënë Sejdiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë