Serbët e veriut të Kosovës po e festojnë fitoren e kryeministrit aktual të Serbisë në garën për president, Aleksandër Vuçiq, njoftojnë mediet serbe.
Sipas medieve në Beograd, serbët lokal janë grumbulluar para zyreve të Partisë Përparimtare Serbe(SNS) në veri të Mitrovicës, me ç’rast kanë dalë me flamurë të Serbisë dhe po e festojnë fitoren e Vuçiqit.
Përndryshe, të drejtë votimi në garën për president të Serbisë kanë pasur 105 mijë serbë të Kosovës, të cilët kanë votuar në 90 vendvotime, shkruan REL.
Ndërsa dalja për zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vendvotimet serbe në Kosovë ka qenë rreth 40%.