Partia e politikanit serb në Kosovë, Sllobodan Petroviq, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë anëtarit të tyre dhe këshilltarit të ministres së Bujqësisë, Srecko Spasiq.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ai është ndaluar mbrëmë nga MUP-i serb për dy orë në Vranje.
Në momentin kur është ndaluar, dikush nga autoritetet serbe thënë Spasiqit që “ Dikush ka nevojë të flas me ty”, tregon komunikata.
Megjithatë edhe pas dy orësh askush nuk kishte ardhur, dhe Spasiq u kishte thënë se do të duhet të vazhdojë rrugëtimin.
Partia e Petroviq tregon se Spasiq ishte nisur në Serbi për çështje private.
Ndërkohë partia kujton se kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë të saj ndalohen nga MUP-i serb dhe anëtarë të Shërbimit të Sigurisë të Serbisë.
Më herë janë ndaluar, Sllobodan Petroviq, Boban Stankviq dhe Nebojsha Jakovljevic.
“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime dhe keqtrajtime të Serbisë për të katërtën herë, dhe kemi kërkuar përgjegjësi për të gjitha këto veprime, se pse përfaqqësuesit e lartë të partië janë ndaluar në kufij me Serbinë. Dhe për të katërtën herë presim reagimin e Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare për maltretimin e anëtarëve të partisë së Pavarur Liberale”, përfundon njoftimi.
Ditë më parë zyrtarë të Listës Serbe kanë sulmuar fizikisht kryetarin e SLS-së, Sllobodan Petroviqin. Partia e Petroviq nuk është vegël e Vuçiqit në Kosovë.