Loading…

Kështu e kujton 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s njeriu i cili e paralajmronte Miloshevicin: Do të humbësh

  • 24/03/2019 | 08:39

Kështu e kujton 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s njeriu i cili e paralajmronte Miloshevicin: Do të humbësh

Sot është 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë për t’i ndalur krimet mbi civilët shqiptarë. Dhe në këtë datë është e pamundur të mos kujtohet, Jamie Shea, njeriu i cili gjatë luftës paralajmronte Miloshevicin se “NATO-ja do të fitojë” dhe se “Forcat e tij do të largohen nga Kosova”, ndërsa “Shqiptarët do të kthehen në shtëpitë e tyre”, transmeton Gazeta Metro.


Shea në një intervistë për “Koha Ditore” ka thënë se për të ndërhyrja e NATO’s’ ndaj forcave serbe për ta ndalur spastrimin etnik të shqiptarëvë. Do të mbetet një nga momentet me dramatike në jetën e tij.

“Për mua do të mbetet një nga momentet më dramatike. Ishte po ashtu një moment i dëshpërimit, sepse NATO-ja shpresonte se Marrëveshja e Ramboulliet do të pranohej nga të dyja palët; u pranua nga ana e shqiptarëve të Kosovës, por u refuzua nga Milosheviqi dhe Milutinoviqi dhe nga pala serbe. Pra, kishte një sens të dëshpërimit pse kjo përpjekje e madhe e bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët për të arritur marrëveshje të negociuar kishte dështuar”, ka thënë Shea.

Ai ka thënë se mban mend edhe përkushtimin e shteteve aleate për të mbajtur fjalën për të vepruar për ta ndalur dhunën në rast se rast të dështimit të Rambuoiletit.

“Por ajo që po ashtu mbaj mend është përkushtimi i fortë që të mbanim fjalën tonë, dhe po të vazhdonte dhuna në Kosovë, gjë që në fakt edhe ndodhi, në rast të dështimit të Rambuoiletit, NATO-ja do të vepronte. Pra, kishte një dëshpërim pse zgjidhja politike nuk u arrit, por edhe ndjenjë të lehtësimit për përkushtimin e Aleancës që të vepronte dhe të mbante premtimin se do të përdorte forcën ajrore për të penguar rundin e ri të pastrimit etnik dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”.ka thënë ai.

 

Ish- zëdhënës i NATO’s ka treguar se çka duhej bërë para sulmeve dhe se cilat ishin pritjet e disa antarëvë të NATO’s se sa do të mund të qëndronte Miloshevici pas sulmeve

“Kishte shumë sfida në atë kohë dhe e para ishte të përgatitej opinioni publik në vendet anëtare të NATO-s për një fushatë më të gjatë, sesa që shumë politikanë prisnin. Disa mendonin se do të mjaftonin 24 apo 48 orë të bombardimeve dhe Miloshevici do të dorëzohej dhe do të pranonte t’i kthehej Marrëveshjes së Rambouilletit dhe të pranonte t’i tërhiqte forcat nga Kosova dhe kushtet e tjera që i kishte caktuar NATO-ja”, ka thënë Shea./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë