Loading…

Kështu duket Isa Mustafa pasi u kthye nga mjekimi

  • 08/04/2018 | 22:42

Kështu duket Isa Mustafa pasi u kthye nga mjekimi

Gëzim Idrizi, shoferi personal i Isa Mustafës, ka publikuar sot një fotografi me kryetarin e LDK-së teksa po e dërgonte Mustafën në shtëpi.


“Mirë se na erdhi Profa”, ka shkruar shoferi personal i Isa Mustafës, teksa ka publikuar fotografinë e parë të Isa Mustafës pas kthimit nga Gjermania në Kosovë, të shtunën në mbrëmje.

Mustafa është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje serioze.

Ai ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.

Mustafa kishte shkuar në Gjermani ku ishte shtrirë në një klinikë në fillim të këtij viti, pasi i ishte përkeqësuar shëndeti.

Gjatë kësaj kohe, partia që ai drejton kishte funksionuar pa kryetar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë