Loading…

Kështu do të jetë moti në Kosovë në ditët e fundit të dhjetorit

  • 27/12/2019 | 19:56

Kështu do të jetë moti në Kosovë në ditët e fundit të dhjetorit

Fundjava e fundit e vitit 2019 pritet te jetë me mot të ftohtë, priten reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta.


Me datë 27.12.2019 një turbullirë me masa të ftohta polare do të kalojë mbi rajon ditëve të fundjavës, që do të kushtëzojë mot të ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta. Në zona malore reshjet do të jenë me intenzitet mesatar. Në perëndim të vendit, nga rrafshi i Dukagjinit, me mundësi më të ulëta për reshje bore.

Në fillim të javës së ardhshme fusha të presionit të lartë nga Europa qëndrore do të shtrihen mbi rajon, ku do të sjellin kthjellime, mirëpo në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Ditëve të fundjavës parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të zbresë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira.

28.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, e në vise malore me intenzitet mesatar.

29.12 – Ftohtë, kryesisht vranët. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

30.12-31.12.2019 – Të hënën, ftohtë dhe pjesërisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime. Në ditën e fundit të vitit 2019, ftohtë, me kthjellime dhe vransira kalimtare gjatë ditës.

1.01.2020 – Dita e parë e vitit të ri 2020 me mot kryesisht të vranët dhe ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të zbresin nga -2C deri në -8C, e ato maksimale nga +2 deri në -1C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë