Loading…

Kështu arsyetohet për debaklin e “Fjalës” Gëzim Kelmendi

  • 12/06/2017 | 16:21

Kështu arsyetohet për debaklin e “Fjalës” Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është deklaruar pas numërimit të mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.


Lideri i Fjalës, që mori vetëm 1 për qind të totalit apo 6 mijë vota dhe që nuk arrin të futet në Kuvend, ka thënë se në numërim ka pasur mashtrime dhe se votat për partinë e tij janë shpallur si vota të pavlefshme.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Faktet flasin vet!

– Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë.

– 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.

Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.

Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastër.

-Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.

– Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota.

-Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na ” dolën ” rreth 6 mijë vota.

A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?

Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.

Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.

Ne nuk jemi si ju.

Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.

Ne prapë do të kthehemi edhe më fuqishëm

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë