Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pranimi i 1 mijë testeve nga Serbia është politizuar dhe se ka qenë një kurth nëse nuk do të pranoheshin , transmeton Gazeta Metro.
Kurti ka folur sot para mediave për pranimin e 1 mijë testeve për koronavirus, që i dërgoj Serbia si donacion.
Ai ka pasur një shpjegim interesant, duke thënë se mos pranimi i tyre do ishte kurth për Kosovën.
“Me të gjitha ministritë nuk po ngecim në asnjë nga detyrat, ato 1 mijë testet janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohej, nuk besoj që Serbia e ka rregulluar imazhin me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me ato marrëveshjet që drejtuesit e Kosovës nënshtroheshin. Sikur Kosova të refuzonte testet do të akuzohej për sjellje irracionale. Kollaj ka mundur të jetë një lloj kurthe në të cilin ne nuk biem brenda, le të mos i politizojmë çështjet e tilla, duam raporte të mira fqinjësore”, ka deklaruar ai./gazetametro.net