Loading…

Këshilltarja e Haradinajt ka disa fjalë prekëse për nënën që iu vra me 15 plumba

  • 16/08/2019 | 10:14

Këshilltarja e Haradinajt ka disa fjalë prekëse për nënën që iu vra me 15 plumba

Disa ditë pas vdekjes tragjike që ndodhi në Prizren, Diellza Hoti, këshilltarja e Ramush Haradinajt ka thënë se nëna e saj është vrarë padrejtëisht, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka shkruar në rrjetin social Instagram disa fjalë prekëse në kujtim të nënës së saj.

Postimi i saj i plotë:

“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.

https://www.instagram.com/p/B1Mfqlgg2v9/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë që pak ditë më parë në Prizren është vrarë me 15 plumba, Armenda Aliu nga burri i saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë