Loading…

Këshilltari i Veselit: I quan të neveritshëm e hipokritë të gjithë ata që po merren me Fjolla Morinën

  • 25/07/2019 | 14:49

Këshilltari i Veselit: I quan të neveritshëm e hipokritë të gjithë ata që po merren me Fjolla Morinën

Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe këshilltar i Kadri Veselit, ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur më koncertin e mbrëmshëm të Fjolla Morinës që është mbajtur në Skenderaj, ai i ka quajtur hipokrit ata që e shajnë Drenicën, ndërsa nuk kujdesen për t’u dhënë kulturë leximi fëmijëve, por i lejojnë 24 orë para smartfonëve, shkruan Gazeta Mero.


Latifi, ka hedhur kritika në drejtim të atyre që kanë vjellë vërë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën, duke i quajtur hipokrit dhe të neveritshëm, që nuk kujdesën për fëmijët e tyre por i lejojnë 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube.

“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj. Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm” ka shkruar Latifi në statusin e tij në facebook.

Ndryshe mbrëmë Fjolla Morina ka mbajtur koncert në Skendëraj, ku është kritikuar kjo komune nga shumë fytyra publike e njerëz të thjeshtë, për hapësirën që i është dhënë Morinës për të performuar me një veshje skandaloze para shumë fëmijëve që kishin shkuar ta ndjekin nga afër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë