Loading…

Këshilltari i Thaçit: VV’së dhe Haki Abazit i paraftyrohet presidenti në çdo hap që bëjnë

  • 18/03/2020 | 12:35

Këshilltari i Thaçit: VV’së dhe Haki Abazit i paraftyrohet presidenti në çdo hap që bëjnë

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas situatës së krijuar në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për të cilën Qeveria po kërkon që të mos ndërmerret një hap i tillë, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka numëruar vendet e mëdha të cilat kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht sistemeve të mira të shëndetësisë që kanë, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe zëvendës-kryeministri Haki Abazi, të cilat po e kundërshtojnë fuqishëm një gjë të tillë të rekomanduar nga presidenti i vendit, sipas Behramit nga halucinacionet iu paraftyrohet Thaçi në çdo hap që bëjnë.

“Kompetencat e Presidentit burojnë nga Kushtetuta dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, përveç institucioneve shtetërorë, është bërë në koordinim dhe me kërkesë të shtuar nga partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Por, sa herë që nuk kanë vizion, ide dhe plan për Kosovën, Vetëvendosje dhe Haki Abazi nga halucinacionet iu parafytyrohet Hashim Thaçi në çdo hap që bëjnë!”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka bërë thirrje për të gjithë që të bashkohen për të luftuar këtë pandemi, e cila ka vënë në sprovë edhe shtetet me sistemet më të mira në botë.

Postimi i plotë:

“Zvicra që ka ndër sistemet më të mira të shëndetësisë në botë e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Këtë gjendje e kanë shpallur tashmë adalet shtete si Franca, Norvegjia, Spanja, Portugalia dhe Belgjika, të tjerat janë në proces.

Bayern, landi më i pasur, më i zhvilluari në Gjermani me 13 milionë banorë, tashmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Masat të cilat janë ndërmarrë janë radikale, por kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe sidomos largimin e rrezikut nga kolapsi i sistemit të shëndetësisë.

Derisa Kosova, me një sistem të dobët të shëndetësisë, me mbi gjysmën e popullatës nëpër parqe nacionale dhe vende publike ende vazhdon debatin se a duhet apo jo të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!

Kompetencat e Presidentit burojnë nga Kushtetuta dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, përveç institucioneve shtetërorë, është bërë në koordinim dhe me kërkesë të shtuar nga partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Por, sa herë që nuk kanë vizion, ide dhe plan për Kosovën, Vetëvendosje dhe Haki Abazi nga halucinacionet iu parafytyrohet Hashim Thaçi në çdo hap që bëjnë!

Leni ndasitë, hajde të bëhemi bashkë dhe ta luftojmë këtë pandemi, e cila ka vënë në sprovë shtetet dhe sistemet më të mira në botë!”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë