Loading…

Këshilltari i Thaçit tallet me Kurtin: Me 6-7 mijë euro edhe Burdushi e përcjellin 100 mijë persona

  • 18/04/2020 | 14:35

Këshilltari i Thaçit tallet me Kurtin: Me 6-7 mijë euro edhe Burdushi e përcjellin 100 mijë persona

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po blen shikueshmërinë nëpër televizionet kosovare, shkruan Gazeta Metro.

Behramaj po thotë se për shikueshmërinë që po i bëhet kryeministrit të shkarkuar Albin Kurtit, në televizione janë përpjekjet titanike të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur gjallë besimin me sondazhe të manipuluara dhe me kinezë, egjiptianë e indianë si ndjekës televiziv të Kurtit është mashtrim për frymë politike.

Ai ka shkruar se me 6 deri në 7 mijë euro mund të blesh shikime, që edhe Burdushin prej TV Besës ta përcjellin live mbi 100 mijë veta.

Postimi i tij i plotë:

Formësimi i një besimi të rremë kinse janë rritur politikisht dhe përpjekjet titanike të Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur gjallë këtë besim, me sondazhe të manipuluara dhe me kinezë, egjiptianë e indianë si ndjekës televiziv të Kurtit është mashtrim për frymë politike. Por, vetëmotivimi i politik i tyre, me një vetëbesim kaq të përçudnuar tregon që janë futur thellë edhe në shtigjet e vetëmashtrimit.

Megjithatë, përpjekjet titanike kuptohet që edhe shpërblehen. Qe p.sh. pas paraqitjes së mbrëmshme mbresëlënëse të një analisti në rrjetet sociale kineze, egjiptiane dhe indiane, menjëherë kishin shfaqur interesim për të edhe televizionet publike të këtyre shteteve!

Përndryshe, sipas ekspertëve të IT-së, me 6-7 mijë euro mund të blesh “shikime”, që edhe Burdushin prej TV Besës ta përcjellin live mbi 100 mijë veta. Për të mos u bërë përrallë me komente të huaja mjafton t’i bllokoni në komente shtetet prej nga i keni blerë “shikimet”.

Kurti më nuk i ka fare problem blerjet, se çuditërisht menjëherë ka dezertuar edhe nga luftimi i oligarkëve!

A e keni dëgjuar më duke i përmendur?//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë