Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka komentuar rreth deklaratës se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se ai do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar, transmeton Gazeta Metro.
Brahimaj i ka reaguar Kurtit, i cili i ka shkruar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, përmes së cilës ka thënë se ai do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar.
Brehimaj ka dhënë një ide për Kurtin, sa i përket ekipit të dialogut.
Ai i është drejtuar Kurtit që t’i merr me vete 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkoj në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun.
“Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun.
Imagjinatën le ta livadhisë sa të dojë, por është koha që ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër. Që dy dekada ka folur për kapje të institucioneve dhe tash as i shkarkuar nga 2/3 e deputetëve nuk po shkapet nga Zyra e Kryeministrit!./gazetametro.net