Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli, përmes dy fotografive që ka publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar momentet kur Kryeministri Isa Mustafa bashkë me disa ministra dhe anëtarë të stafit të tij, po përballeshin me situatën që ishte krijuar pas nisjes së trenit serb për në Veri të Mitrovicës dhe ndaljes së tij në stacionin e Rashkës.
Me mbishkrimin ‘Mençuria bën fuqinë’, fotografitë tregojnë disa prej udhëheqësve të Qeverisë vendore që shqyrtojnë mundësitë e tyre përballë një situate të komplikuar. /gazetametro.net