Driton Tali, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti është tallur me paralajmërimet e senatorit amerikan, David Perdue dhe djalit të Trumpit, Donald Trump Jr, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Tali ka thënë se e ka pyetur një mik të tij amerikan se kur do ta bombardojnë Kosovën. Sipas tij, ai as nuk e dinte se çka është Kosova, meqenëse tash vëmendja është të koronavirusi.
“Me hesap se kish lexu tweet’erin e Perdue dhe t’birit Trump’it”, ka shkruar Tali.
Ndryshe, Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova
“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.
Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.
Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.