Loading…

Këshilltari i kryeministrit tregon pse Kosova është kundër idesë së Ramës

  • 18/03/2017 | 08:17

Këshilltari i kryeministrit tregon pse Kosova është kundër idesë së Ramës

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka treguar arsyet se përse Kosova është kundër tregut unik në Ballkan.


Havolli ka thënë se Kosova tashmë e ka të rregulluar tregun e jashtëm me marrëveshjet siç janë CEFTA dhe MSA-ja. Çkado tjetër përtej këtyre sipas Havollit, është e panevojshme dhe jo e dobishme për Kosovën.

Havolli ka folur për idenë e tregut unik të Ballkanit që është diskutuar në samitin e Sarajevës.

“Në fakt kur ka ardhur si propozim prej këshillit të përbashkët rajonal. Dikush e ka dhënë si ide aty. Ne kemi pasur vërejtjet tona në këtë propozim sepse ka ndodhur në një afat shumë të shkurt. Ka pasur një deklaratë të përbashkët për këtë çështje, por e kemi reduktuar deklaratën e përbashkët”, ka thënë Havolli.

“Kryeministri e ka thënë se Kosova është për tregti të mallrave dhe se nuk ka asnjë barrierë për këtë. Në fakt kemi kërkuar sqarime [tregun unik] por nuk kanë ardhur. Jemi kundër pasi diplomat e Kosovës nuk pranohen në vendin e rajonit si mungesë e lirisë të lëvizjes në disa prej këtyre vendeve, jemi të pabarabartë në këtë treg, prandaj është një refuzim pa asnjë mëdyshje”, ka shtuar ai.

“Është rivizatim i një harte të vjetër që nuk i përfshin disa vende të BE-së”, ka thënë përveç të tjerash Havolli, duke nënkuptuar këtu Kroacinë dhe Slloveninë.

Idea për këtë treg të përbashkët është dhënë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë