Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, në emisionin Click në RTV 21, ka thënë se që nga viti 1925 deri më sot, rezulton që Kosova ka 10.905.25 kilometra katrorë.
“Nga tërësia totale e gjetur në literaturë nga viti 1925 deri më sot, rezulton që Kosova ka 10.905.25 kilometër katrorë. Për ta nënvizuar për këdo që ka pas shqetësim deri më sot, sot është konfirmuar se nga kjo marrëveshje nuk ka as edhe një kilometër katror që i mungon Kosovës”, u shpreh Berisha.
Këshilltari i kryeministrit tha se edhe nëse kjo marrëveshje kalon, Kosovës do t’i mbetet territori i njëjtë.