Loading…

Këshilltari i Kadri Veselit: Është e rrezikshme t’i lihet shteti në dorë Albin Kurtit

  • 06/08/2019 | 10:11

Këshilltari i Kadri Veselit: Është e rrezikshme t’i lihet shteti në dorë Albin Kurtit

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka shkruar se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës, duke thënë se Albin Kurtit është rrezik t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, shkruan Gazeta Metro.

Latifi kanë thënë se qytetarët kanë provuar shumë kryeministra, por akoma nuk e kanë shikuar se si udhëheq si kryeministër Kadri Veseli.

Ai po thotë se shteti i Kosovës do të rrezikohet nëse do t’i lihet në dorë liderit të VV’së, Albin Kurtit.

Shkrimi i plotë i tij:

KUSH KRYEMINISTËR?

Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.
Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!
Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!
Mos mi harroni këto fjalë!
Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë